Viktimave ua morri jetën shteti e jo aksidenti!

Ndërkohë që po mblidhen informacionet rreth tragjedisë së djeshme në autostradën Shkup-Tetovë, gazetarët informojnë se ka pasur viktima që do mundej të i shpëtohej jeta nëse ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit do arrinin në kohë! Viktimat , trupi i të cilëve kishte ngecur ndër rrënojat e autobusit, kanë qëndruar gjatë kohë vetëm duke shikuar e duke mos pasur mundësi as të flasin, e fshatarët të cilët u treguan shumë human, me vetura private i ndihmuan viktimave që ishin të lehtë për t’i nxjerrë nga autobusi.

Udhëtarët që ishin më lehtë të arritshëm, u nxjerrën jashtë nga banorët e fshatit Llaskarcë dhe nga kalimtarët e rastit. Ndërsa ata, të cilëve autobusi u kishte zënë pjesë të trupit, është dashur të presin rreth dy orë për tu nxjerrë nga rrënojat e autobusit. Na shihnin dhe i shihnim në sy, e as nuk na kërkonin ndihmë e as që mundeshim të ju ndihmojmë. Është dashur 20 minuta për të arritur makina e parë e policisë.40 minuta për të arritur makina e parë e ndihmës së shpejtë, ndërsa më shumë se 1 orë për të arritur zjarrfikësat me paisjet e tyre adekuate për të prerë metalin dhe për të liruar të lënduarit nga autobusi” transmeton gazetari i TV Alsat, Besian Leka.

Në fund thekson se së paku disa viktima do vazhdonin jetesën nëse ndihmat do arrinin në kohë:

“Thjeshtë, pëson aksident dhe vdes duke pritur ndihmë! Shumë do të doja ta dija se çfarë kanë qenë duke bërë, POLICIA, NDIHMA E SHPEJTË dhe ZJARRFIKËSAT në ato momente! Edhe 10 sekonda janë shumë në rast të gjakëderdhjes, e jo 2 orë! Turp.”