Vetëkontrolli – një atribut thelbësor për të jetuar në shoqëri

 

Thënia “njeriu është një kafshë shoqërore” tashmë është ndëgjuar nga shumëkush.
E vetmja gjë që na dallon nga kafshët është aftësia jonë për të menduar. Për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore në shoqëri, është e rëndësishme për ne që të mbajmë një nivel të vetëpërmbajtjes për të na ndihmuar më mirë ndërveprimin tonë me të tjerët. Në fund të fundit, pa vetëkontroll dhe butësi, nuk do të kishte dallim midis një njeriu dhe një kafshe.

Natyra e mirëfilltë e kornizës sonë shoqërore e bën të domosdoshme për të vlerësuar sjelljen tonë të ndërveprimit me bashkatdhetarët tanë. Nuk ka as edhe një njeri që mund të jetë i njejtë me ju.
Madje edhe shoku juaj më i afert nuk është i njejtë me ju, edhe pse mendoni se miku juaj ju kupton plotësisht.

Më lejoni t’ju pyes diçka … Si do të reagonit nëse do të përpiqesha t’ju dëmtoj?
Si do të reagonit nëse ajo që ju thoni apo bëtë, rezulton në dicka negative?
Jam e sigurt që do të pajtoheshit se të dyja situatat kërkojnë një “shpërthim” . E nëse e derdhni zemërimin tuaj , atëherë ju jeni shndërruar në një “Neandertal” të papërpunuar.

“Luftëtari më i mirë asnjëherë nuk zemërohet” – Lao Tzu

Si një individ dinjitoz që është pjesëtar i një shoqërie, praktikimi i vetëpërmbajtjes është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Por nuk është diçka që mësoni pas rritjes. Vetëkontrolli ose vetëpërmbajtja duhet të mësohen qysh në fëmijëri. Për shembull, ofroni një femiu një çokollatë dhe i pyesni nëse duan një çokollatë tani, ose dy çokollata më vonë. Nëse fëmija pret një kohë për të marrë dy çokollata, kjo do te thotë se ata do të jene më të pjekur në të ardhmen.

Rëndësia e ushtrimit të vetëkontrollit nuk mund të theksohet sa duhet. Ajo rrit ndjesinë e vetëbesimit, pasi ju keni nevojë te meditoni rreth saj dhe të jeni të vendosur për të.
Ndërsa ata që nuk e zbatojnë dot, nuk do dallohen dot nga qeniet tjera.