Urtësi hebraike: Perëndia na jep barrë, por edhe supe!

Nëse doni ti bëni ëndrrat tuaja realitet, mos flini.

Jeta është gjëja më e shtrenjtë, ndërsa ne e marrim falas.

Atë që nuk e shihni me sytë tuaj, mos e shpikni me gojën tuaj.

Gjysma e së vërtetës është një gënjeshtër e plotë.

Nëse dikush është i destinuar të mbytet, ai do të mbytet edhe në një gotë me ujë.

Çfarë është sapuni për trupin, ashtu është e qeshura për shpirtin.

Shumë ankohen për pamjen e tyre, por askush nuk ankohet për mendjen e tyre.

Kur nuk keni asgjë për të humbur, mund të provoni gjithçka.

Ne jemi të gjithë të çmendur në një mënyre apo tjetër.

Njeriu i mençur dëgjon një fjalë,  kupton dy.

Nëse jeni të rrethuar nga xhuxhë, kjo nuk do të thotë që jeni një gjigand.

Lotët e fëmijëve shembin parajsën.

Perëndia na jep barrë, por edhe supet.

Të gjithë njerëzit janë i njëjti brumë, por nuk pjeken në të njëjtën furrë.