Thënie të arta nga Konfuci

Konfuci , ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozof kinez më i famshëm, themelues i Konfucianizmit. Jetoi rreth vitit 551 p.e.s deri në vitin 479 p.e.s.

  1. Kudo që shkon, shko me gjithë zemrën tënde!
  2. Lavdia jonë e vërtetë, nuk qëndron në faktin që nuk rrëzohemi kurrë, por në faktin që ngrihemi sa herë që biem.
  3. Është e pamundur të hapësh një libër dhe mos mësosh asgjë.
  4. Një njeri që ka bërë një gabim dhe nuk e korigjon, ka bërë një tjetër gabim.
  5. Kur je duke u përpjekur për të tjerët, bëje me të njejtin zell sikur të jesh duke u përpjekur për veten tënde.
  6. Përgjigju dëmtimit me drejtësi, përgjigju mirësisë me mirësi.
  7. Respektoje veten dhe kështu edhe të tjerët do të respektojnë ty.
  8. Çdo gjë ka bukurinë e vet, po jo çdokush arrin ta shohë atë.
  9. Të shohësh se çfarë është e drejtë dhe mos ta bësh, tregon mungesë kurajoje.
  10. Harroji plagët, kurrë mos e harro mirësinë!
  11. Dëgjoj dhe do harroj, shikoj dhe do kujtoj, veproj dhe do kuptoj.
  12. Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa yje dhe hënë.
  13. Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, përsa kohë nuk ndalesh.
  14. Njeriu superior kërkon brenda vetes, njeriu i vogël kërkon te njerëzit e tjerë.
  15. Kur zemërimi të përfshin, mendo për pasojat.
  16. Konsidero sinqeritetin dhe besnikërinë si parimet e tua parësore.
  17. Njeriu fisnik është modest në fjalë, por shkëlqen në vepra.
  18. Është e panevojshme të flitet për gjërat që tashmë janë arritur, ashtu si është e panevojshme të vihet faj për gjërat që kanë kaluar.
  19. Mos i bëj të tjerëve, atë që s’do doje të të bënin ty.
  20. Kur ke të meta, mos ki frikë ti lësh pas.