“Si kalohet koha në karantinë? Intervistë e bërë me Hamzi Ibraimi

 

RUBRIKA ka filluar t’i realizojë disa seri intervistash me nxënës, student dhe të rinj të vendeve tona dhe të vendeve ku studiojnë ato. Si qëllim ka për të parë se si e kalojmë kohën në izolim apo karantinë gjatë kësaj periudhe, dhe si nxjerrim beneficione nga e njëjta. Më poshtë ua sjellim intervistën e realizuar me Hamzi Ibraimim, student në Shkup, Universiteti Ndërkombtar Ballkanik “IBU”

A mundet një prezantim i shkurtër?

Hamzi Ibraimi i lindur në Shkup. Shkollën fillore e kam kryer në SH.F “Liria” ndërsa të mesmen e kam vazhduar në SHMQSH “8-Shtatori” ndërsa studimet i vazhdoj në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, dega e Turkoligjisë “Gjuhë Turke dhe Letërsi”. Kam qenë aktivist në shumë organizata të ndryshme si ato humanitare po edhe në sektorin civil. Për momentin jam anëtar i kryesisë së Unionit Studentor Shqiptar.

Si ka ndikuar tek ju në fillim qëndrimi në karantinë?

Unë isha në Turqi para se të vijë në shtetin tonë virusi Covid-19, edhe pse në Turqi ishin marr gjitha masat e nevojshme për mbrojtje kundër këtij virusi. Unë jam kthyer në Maqedoni disa orë para se të mbyllen kufinjt edhe pse nuk kishte ndonjë kontroll të rreptë kur hyra në shtet. Unë vendosa që të qëndroj 14 ditë në karantinë për ta respektuar rekomandimin që na u bë nga ana e organeve kompetente. Edhe pse fillimi ka qenë për mua shumë i rëndë ngase unë nuk isha i mësuar që të qëndroj i mbyllur në shtëpi, dy javët e para për mu ishin shum të rënda por pastaj fillova të mësohem. Por me qëndrimin në karantinë e kuptova se sa e shtrejtë është liria dhe sa vlerë ka shëndeti në jetën tonë.

Si e kaloni kohën në karantinë?

Falë Zotit koha në karantinë më kalon shum mir, ngase kam bërë një agjend qysh ta kaloj kohën, për gjatë gjithë kësaj periudhe. Kur zgjohem e ha mengjesin, pastaj ditën e filloj me një kafe turke të cilën e bëj vet, pastaj filloj të lexoj libra me tematika të ndryshme. Ndërsa për çdo mbrëmje shikoj filma të ndryshëm, dhe ndjeki debate me tema të ndryshme.

Cilat janë planet e juaja pasi të kalojë kjo periudh?

Puna ime e parë pasi të përfundojë kjo periudhë është që të dal në Çarshin e Vjetër të Shkupit për të pirë espresso, dhe për ti takuar miqtë e mi te zemrës. Por nuk mjafton me kaq, kam plane për të filluar me shumë aktivitete të ndryshme por edhe për t’i vazhduar ato aktivitete të cilat më kanë mbetur në gjysëm.

Mezashi juaj për lexuesit tanë?

Unë arrita që të kuptoj se nga çdo fatkeqësi që na kaplon ne duhet që të nxjerim mësim dhe motivim për veten dhe për të tjerët. Andaj ejani që në vend të flasim për fatkqësitë dhe telashet, eja së bashku të flasim për dobitë që i kemi fituar nga kjo periudhë dhe të mirat që i kemi përfituar nga kjo situatë, për të mirat që na erdhën në jetat tona gjatë qëndrimit tonë në karantinë. Mos të harrojmë të kujdesemi më shumë për veten tonë dhe për të afërmit tanë.