Shumë familje me jetimë gëzohen afër festës së Bajramit

Organizata  “Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – QSA” apo ndryshe e njohur në popullatë si Solidariteti, ka bërë shpërndarjen e rregullt të bursave mujore për jetimë tek 114 jetimë në Maqedoninë e Veriut.  Kjo është bërë në kuadër të projektit të tyre të jetimëve të cilët e kanë tashmë e disa vite me radhë që mbikëqyrin dhe mbështesin shumë jetimë me bursa mujore në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës, ky numër shkon deri më 200 jetima total me paga mujore.

Kjo organizatë është një organizatë e cila përveç në Muajin e Ramazanit dhe të festave të Bajramit, është aktive edhe gjatë tërë vitit dhe u del në ndihmë familjeve nevojtare dhe jetimëve në vazhdimësi gjatë tërë vitit.  Më poshtë ua sjellim shkrimin e faqës zyrtare të organizatës:

“Shumë familje me jetimë gëzohen në këtë muaj Ramazani dhe afër festës së Fitër Bajramit

Pas projektit “Shporta e Ramazanit”, “Strehimi i një familjeje në Kumanovë”, dhe tani projekti i Jetimëve, 114 jetimë nga Maqedonia e Veriut i marrin bursat tremujorshe në këtë muaj të bekuar të Ramazanit.

Bëmirës të nderuar, ju jeni ata që i gëzuat këta jetimë në këtë muaj dhe pak para Fitër Bajramit. Ju jeni sinomimi i gëzimit dhe buzëqeshjes së tyre.

Janë edhe mbi 400 jetimë të tjerë që presin të gëzohen. Me 25 euro bursë mujore mund të gëzoni një jetim edhe ju. Zoti ju shpërbleft.

Solidaritet me dinjitet✅”

Le ta shpërndajmë tek njerëzit e vullnetit të mirë dhe të bëhemi shkas për bëmirësi./Rubrika.mk

Më poshtë mund ta ndiqni faqen e Solidaritetit dhe t’i drejtoni donacionet tuaja: