Shkencëtarë japonezë krijojnë “gjak” artificial!

Shkencëtarët kanë zhvilluar një gjak artificial në laborator, dhe kanë thënë se ky gjak do t’iu jepet pacientëve në varësi nga grupi I tyre I gjakut, shkruan Dailymail, tranmsmeton Gazeta Express.

Një ekip i shkencëtarëve japonezë ka krijuar një gjak artificial të përbërë nga qelizat e kuqe të gjakut, të cilat përmbajnë oksigjen dhe limfocite, që janë të afta t’I luftojnë infeksionet dhe patogjenet e tjerë.

Ekipi i shkencëtarëve ka testuar këtë përbërje në 10 lepuj, 6 prej të cilëve kanë mbijetuar.

Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të shpëtoje jetë, sidomos në vendet dhe spitalet ku ka mungesë të gjakut. Zbulimi u krye nga shkencëtarët në një qytet të Japonisë dhe u prezantua në revistën shkencore “Tranfusion”.