Rrihet keq në Kroaci futbollisti shqiptar nga Tetova (FOTO)

Dhunohet barbarisht në Kroaci sulmuesi shqiptar, Muzafer Ejupi, me origjinë nga Tetova, i cili është pjesë e Slaven Belupos në kampionatin e këtij vendi.

Pas një sherri banal, në një parking, futbollisti shqiptar është sulmuar me mjete të forta (levë hekuri) nga një shtetas kroat, 53-vjeçar. Lajmi është konfirmuar edhe policia kroate.

Fotot që vetë futbollisti tetovar i ka postuar në rrjetet sociale tregojnë se sa i rrezikshëm ka qenë dhuna e ushtruar, aq sa ka rrezikuar të humbë njërin sy.

Muzafer Ejupi ka qenë për shumë pak kohë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, gjatë vitit 2013.

Klubi i Slaven bën thirrje që të merren masat ndaj autorit dhe i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit.