Rexhep Munishi nderohet me çmimin “Niketë Dardani”

Ditën e sotme në Prishtinë u ndanë ca çmime në fushën muzikore. Çmimi për vepër jetësore “Niketë Dardani” i’u dhurua etnomuzikologut Rexhep Munishi, ndërsa çmimin për vepër më të mirë kamertale e morri Ardian Halimi me veprën “Inside-out”.

“Jemi shumë të vetëdijshëm që me këto çmime, me këto pagesa dhe shpërblime që iu japim nuk e shpaguajmë atë
punën dhe mundin e madh që e bëni. Megjithatë është një motivim për punë shtesë dhe angazhim. Të njëjtën kohë është një shenjë falënderimi për punën dhe kontributin e juaj”, tha ministri i kulturës Kujtim Gashi.
-B.R