Prindër VËMENDJE: Nëse fëmijët tuaj shohin video në Youtube, lexoni me patjetër këtë artikull

“Sfida Momo” është rikthyer sërish në “YouTube” dhe “Instagram”, dhe të gjithë prindërit kanë treguar shqetësimin e tyre për fëmijët, të cilët janë çdo ditë të ekspozuar me botën e internetit.

Kjo sfidë nisi fillimisht verën e 2018-s, ku një personazh i frymëzuar nga një film horror u kërkonte fëmijëve të bënin gjëra të rrezikshme dhe dërgonte mesazhe shqetësuese. Videot e Momo-s nxitën vdekjen e dy fëmijëve vitin e kaluar, ndërsa vazhdojnë të qarkullojnë në “YouTube” dhe “Instagram”. Këto dy të fundit ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për bllokimin e videove.

Personazhi i quajtur Momo shfaqet në mes të videove për fëmijë dhe u tregon si të lëndojnë veten apo të kryejnë vetëvrasje.

Kukulla i inkurajon ata që të shtojnë një kontakt në mesazhet WhatsApp, pastaj i ngacmojnë ato me imazhe të dhunshme dhe i vendosin sfida të rrezikshme. Ai i inkurajon ata që të dëmtojnë veten dhe postimi i fundit u thotë atyre të vrasin veten.

Të gjithë ju prindër që po lexoni këtë artikull, kini kujdes. Fëmijët tuaj mund të bien pre e kësaj sfide, prandaj duhet të kontrolloni të gjitha videot që të vegjëlit tuaj shikojnë!