Pjaniç largohet nga Juve, tani ka 3 oferta të majme

Sipas njohësit më të mirë të transferimive në Itali, Xhianluka Di Marzio, Miralem Pjaniç është vendosur që të largohet nga Juventusi, pasi që nuk bën pjesë në skemat e trajnerit Maurizio Sari. Mesfushori boshnjak ka filluar që të nis bisedimet me të gjithë skuadrat e interesuara.

Zgjedhja e parë do të ishte Barcelona, pasi raportohet se tashmë lojtari ka një marrëveshje me skuadrën katalane, mirëpo problemi qëndron se Artur Melo po refuzon të largohet nga ‘Camp Nou’. Në këtë situatë, mbeten edhe opsionet e tjera si PSZh ose Çellsi. Edhe me këta të fundit mund të ketë një marrëveshje shkëmbimi, ku në drejtim të Juventusit do të shkonte Zhorginjo, mesfushori i skuadrës londineze që pëlqehet shumë nga Sarri.