Përfitimet shëndetësore nga arti

Njerëzit shpesh zgjedhin të inkuadrojnë pjesë të artit në shtëpinë e tyre për arsye estetike, por studimet e kohëve të fundit kanë treguar se angazhimi me artet vizuale mund të përmirësojë stresin, kujtesën dhe empatinë, qoftë duke shikuar në ndonjë vepër të artit apo duke krijuar atë.

Përfitimet nga arti janë të panumërta. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Westminsterit, pjesëmarrësit që vizituan një galeri arti në pushimin e tyre të drekës raportuan se ndiheshin shumë më të relaksuar më pas. Ata kishin përqëndrime më të ulëta të kortizolit, hormonit të stresit, për vetëm 35 minuta që kalonin në galerinë e artit.

Shikimi i veprave artistike gjithashtubën njerëzit të përjetojnë gëzim të ngjashëm me ndjesinë e rënies në dashuri. Neurobiologu Semir Zeki ka zhvilluar një eksperiment, ku vullnetarëve i ka dhënë të shikojnë vepra artistke dhe ka vërejtur një çlirim të menjëhershëm të dopaminës, hormoni që lidhet me dashurinë dhe kënaqësinë.

Nuk janë vetëm të rriturit që përfitojnë nga një shëtitje në muzeun e artit. Një studim i botuar nga Universiteti i Arkansasit zbuloi se fëmijët që shikonin art shfaqnin aftësi të zmadhuara në aspektin e të menduarit kritik dhe rritjen e empatisë si dhe aftësinë për të perceptuar se si ishte jeta për njerëzit që jetonin në një kohë dhe vend tjetër. 10.000 studentë u vlerësuan në vëzhgimin, interpretimin, vlerësimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Pas një udhëtimi në muzeun e artit, pati një rritje prej 9-18% në aftësitë e të menduarit kritik të nxënësve.

Përveç vëzhgimit të artit, krijimi i artit na bën të përfitojmë edhe në shëndetin psiqik. Kur njerëzit angazhohen në aktivitete komplekse, truri krijon lidhje të reja midis qelizave të trurit. Gjithashtu stimulon komunikimin ndërmjet hemisferës së djathtë dhe të majtë të trurit. Rrjedhimisht, një studim i bërë për efektet e prodhimit të artit pamor tregoi një rritje në qëndrueshmërinë psikologjike, aftësinë e individit për t’u përshtatur me kushtet dhe disavantazhet.

Krijimi i artit gjithashtu redukton stresin dhe emocionet negative, duke krijuar një përvojë të ngjashme me meditimin. Ngjashëm me meditimin, arti tërheq vëmendjen e njerëzve tek detajet dhe mjedisi, të cilat krijojnë një zbavitje nga mendimet e përditshme.