Pasqyrimi i fenomenit të Devijimeve sociale përmes një libri të botuar në Logos-A

Libri DEVIJIMET SOCIALE – QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ TYRE, të autorit Prof. Dr. Bejtulla Demiri është botuar prej shtëpisë Botuese Logos- A Shkup Ky libër trajton fenomenin e patologjisë sociale dhe të dukurive të ndryshme destruktive shoqërore, që sot janë të pranishme në realitetin modern shoqëror. Librië është një studim sociologjik i fenomenit të devijim social dhe qëndrimit të fesë islame ndaj tyre. Në të trajtohen sëmundjet sociale, duke filluar nga prostitucioni e deri tek korrupsioni si probleme këto me përmasa planetare! Vepër kjo mjaft e dobishme për qarqet akademike si dhe për të gjithë ata që duan të njihen me këto fenomene negative, por edhe me qëndrimin e fesë islame ndaj tyre. Nëse analizojmë më thelë libri është refleksion i rolit esencial të fesë në shoqëri, dhe se e vetmja përgjigje për tu mbrojtur nga devijimi janë vyrtet dhe morali i lartë fetar Islam. Në këtë libër autori shpjegon se si qëndrimet sociale të fesë islame ndikojnë në mënyrë preventive dhe rehabilituese në të gjithë shoqërinë, por edhe në sistemet shkencore në përgjithësi. Ky libër do të jetë i dobishëm për ata që merren me studimin e fesë brenda shkencave shoqërore, por edhe për ata që i konsiderojnë fenomenet shoqërore nga këndvështrimi i fesë islame.