Partneri juaj duhet të jetë më i rëndësishëm për ju se sa fëmijët tuaj!

Shkrimtari dhe babai i disa fëmijëve, Mike Berry, shpjegon në blogun e tij përse gruaja e tij ka rëndësi më shumë për të se fëmijët e tyre dhe pse kjo ide duhet të miratohet nga çdo familje. Artikulli i blogut tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme : disa njerëz kritikuan autorin, ndërsa të tjerët u frymëzuan nga ajo sepse me të vërtetë ua ndryshoi mënyrën e tyre të të menduarit.

Mike dhe gruaja e tij Kristina po rritin 8 fëmijë të adoptuar. Ata kanë martesë të lumtur për 17 vite tani, dhe ata bëjnë punë vullnetare në shoqëri në mënyrë që t’u ndihmojnë familjeve të tjera.

Kjo është ajo çfarë shkruan Mike në artikullin e tij…

Zakonisht është 20:30 kur i jap dy vajzave të mia adoleshente paralajmërimin e parë se është koha për të shkuar në dhomat e tyre. Dhe në orën 21:00 u them atyre: “Duhet të shkoni në dhomën tuaj.” E bëj këtë pothuajse çdo mbrëmje. Dhe ato çdoherë më thonë të nevrikosura : “Pse duhet të shkojmë në shtrat në ora 9? Ne nuk jemi më fëmijë! ”

“Ju nuk keni nevojë të shkoni në shtrat tani, thjesht ju kërkoj që të largoheni nga dhoma e ndjenjes. Nëna juaj dhe unë nuk e kemi parë njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës, ishim të zënë me punën tonë. Ne kemi nevojë për pak kohë të kaluar me njëri-tjetrin “.

Vajzat i rrokullisnin sytë.

Sinqerisht, ne kemi ndjekur këtë rregull për sa kohë që unë mund të kujtoj. Ne kemi qenë prindër për 15 vjet dhe fëmijët kurrë nuk kanë marrë gjithë kohën tonë. Gruaja ime dhe unë kalojmë shumë kohë me fëmijët tanë, por kurrë 24/7. Ne i duam fëmijët tanë dhe natyrisht, ata luajnë një rol të madh në jetën tonë. Fëmijët tanë gjithmonë do të marrin ndihmën dhe mbështetjen tonë.

Por, përveç fëmijëve, ekziston edhe ajo që e quajmë “ne”. Marrëdhënia, lidhja jonë. Kristina dhe unë gjithmonë duhet të sigurohemi që martesa jonë është e fortë dhe e shëndetshme. Ka disa arsye pse është e rëndësishme dhe këtu janë 4 prej tyre.

  1. Një martesë e shëndetshme është themeli i shtëpisë

Fëmijët nuk janë gurthemeli i familjes suaj. Ata janë një pjesë e madhe e saj, por ata nuk janë ata që mbajnë këtë strukturë kaotike që ne e quajmë familje. Pjesa më e rëndësishme e familjes është ju dhe bashkëshortja juaj, bashkëshorti juaj – partneri juaj. Ti ke gjithë përgjegjësinë. Dhe fëmijët zgjedhin udhët e tyre në bazë të shembullit tuaj.

  1. Para tyre, ishim ne.

Para se të ekzistonin fëmijët tanë, ishim vetëm ne dy. Ne ramë në dashuri, ikëm prej orëve së bashku, biseduam në telefon gjithë natën (dhe ishte e lidhur në mur me një kordë atë kohë!) dhe pastaj vendosëm të ishim së bashku përgjithmonë. Ne ishim në fillim të rrugës. Dhe filluam gjithë këtë gjë. Pastaj kishim fëmijët tanë të bukur. Natyrisht, jemi të lumtur që i kemi ato. Por martesa jonë është e shenjtë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë.

  1. Pas tyre, do të jemi ne.

Asgjë nuk zgjat pergjithmonë. Do të vijë një moment kur fëmijët do të rriten dhe do të largohen nga foleja. Unë nuk e di për ju, por nuk ka vend në shtëpinë time për një fëmijë 30-vjeçar. Pra, kur ata largohen nga shtëpia jonë, kanë familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, dëshiroj që marrëdhënia ime me gruan time të mbetet aq e fortë dhe intime sa ishte në fillim. Dhe për të pasur një të ardhme të tillë, ne duhet të punojmë në lidhjen tonë tani. Lidhja jonë duhet të jetë prioritet. Natyrisht, nuk është aq e lehtë sa duket.

  1. Ne kemi nevojë për të vendosur një shembull për të ardhmen.

Siç e kam përmendur më parë, fëmijët na shohin dhe mësojnë prej nesh. Ata bëjnë atë që bëjmë dhe shikojnë çdo hap. Shpesh them: “Ne po rritim të rriturit, jo fëmijë.” Përsëri, nuk e di për ju por dua që fëmijët e mi të rriten me një qëndrim normal ndaj lidhjeve, dashurisë dhe familjes. Dhe dua që martesa jonë të jetë një shembull për ta. Pra, gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi. Ata janë shumë afër, por ende pas gruas sime.

Në fund të ditës, të gjithë jemi të lodhur dhe të tensionuar. Dhe po, fëmijët tuaj kanë nevojë për ju, ata janë me të vërtetë të rëndësishëm. Jo hobi juaj, jo miqtë tuaj, jo puna juaj. Dhe duhet të kujdesesh për ta. Por kujdesuni edhe për lidhjen tuaj të parë. Kur fëmijët shohin se prindërit e duan njëri-tjetrin, ata janë të sigurt se prindërit i duan ata. Por gjëja më e rëndësishme është se ata do të kenë besim në vetvete dhe në botën rreth tyre.

Kemi orare të çmendura. Ne gjithmonë kemi mungesë të kohës së lirë. Ne kalojmë gjithë ditën me fëmijët tanë. Dhe kjo është arsyeja pse unë u kërkoj atyre të shkojnë në dhomat e tyre në orën 21:00 çdo mbrëmje. Kjo është arsyeja pse gruaja ime dhe unë dalim së paku dy herë në muaj dhe argëtohemi. Sepse ka rëndësi.

Kjo është arsyeja pse gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi.