“Pa Cenzurë” totalisht shkel etikën mediatike,këtë herë përdorë dhembshurinë ndaj fëmijëve!

Pa Cenzurë vazhdimisht është duke shpërndarë lajme të rreme dhe të shtrembëruara,kjo e fundit ishte përtej ekstremes.Këtë herë prekin ndjenjat e njerëzve duke përdorur fotografi fëmijësh të prekur nga sulmet terroriste,Në vidoen që Pa Cenzurë e përdorë si burim,shihet një femijë i shtrirë për kurim,dhe një mjek kurd i cili flet për sulmin,dhe shprehet sulmi është i kryer nga forcat Izraelite.

Titulli i videos është në gjuhë Kurde që në Shqip ka këtë kuptim “Një mjek në spitalin al-Hasakah beson se ushtria Izraelite ka pëdorur armë të ndaluara”,ndërsa Pa Cenzurë bartë lajmin që nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën!