Njihe nervin Vagus, nervin endacak që na prek çdo organ të trupit!

Nga latinishtja Vagus përkthehet “endacak”. Ky nerv prek çdo organ në trup. Nervi Vagus është përgjegjës për ritmin e zemrës, djersitjen dhe mjaft lëvizje të muskujve në gojë, duke përfshirë të folurit. Ai gjithashtu merr një ndjesi nga veshi i jashtëm, përmes degës Aurikulare (e njohur edhe si nervi i Alderman), njofton Radio e Jashtme e Kinës, CRI.

Nervi Vagus përdoret për të rregulluar të rrahurat e zemrës dhe lëvizjen e muskujve që na mundësojnë frymëmarrjen. Është detyrë e nervit Vagus që ta dërgojë gjakun sipas nevojave. Ai ruan rrjedhën e gjakut në tru në çdo kohë për të na mbrojtur nga të fiktit. Ky nerv rregullon gjithashtu nivelet kimike në sistemin e tretjes, në mënyrë që zorrët të mund të përpunojnë ushqimin dhe të mbajnë lëndët ushqyese.

Ne kemi lindur me një Sistem Nervor Autonom që përbëhet nga tre nënsisteme të veçantë, Sistemi Nervor Parasimpatik, Sistemi Nervor Simpatik dhe Sistemi nervor enterik ose i njohur ndryshe edhe si “tru i dytë”, i cili komunikon me nervin qendror (CNS) përmes parasimpatikut (p.sh., përmes nervit Vagus) dhe sistemeve nervore simpatike.

Në fakt, rreth 90 për qind e sinjaleve që kalojnë përgjatë nervit Vagus dalin jo nga truri, por nga ENS-ja dhe kjo është arsyeja pse shumë e konsiderojnë atë një “tru rezervë” i përqendruar në pleksusin tonë diellor.

Dr. Peter Levine flet gjithashtu se si nervi Vagus arrin deri tek organet gjenitale dhe se si të shëroni stresin dhe traumën seksuale përmes hapjes së Vagus-it.

Christopher Berglund thotë, “Nervi Vagus është kryekomandati kur bëhet fjalë për ruajtjen e qetësisë në kohë stresi dhe presioni. Sistemi nervor autonom është i përbërë nga dy sisteme polare të kundërta që luftojnë për t’i mundësuar trupin të ruajë homeostazën (stabilitetin e brendshëm). Sistemi nervor simpatik është si pedali i gazit në një automjet – ai nxjerr adrenalinë është pjesë e përgjigjes “Ik ose rezisto”. Sistemi nervor parasimpatik është e kundërta , ai të jep qetësi relaks dhe të rrahura të ulëta të zemrës. Nervi Vagus është komanda qendrore për funksionimin e sistemit tuaj nervor parasimpatik.”

Por nëse nervi Vagus nuk funskionon si duhet atëherë nisin shqetësimet.

Ky nerv është një nga nervat më të gjatë në trupin tonë dhe i vetmi që nis nga koka, zbret poshtë në qafë, gjoks, dhe abdomen.

80-90% e fibrave nervore të nervit Vagus komunikojnë gjendjen e organeve tuaja të brendshme sidomos zemrën, mushkritë deri në tru. Ky nerv nuk përdoret vetëm për të dërguar sinjale të ndryshme në trup, por gjithashtu i transferon sinjalet mbrapsht në tru.

Ky nerv ruan vazhdimisht sinjalet e gjendjes së çdo organi në trup. Ai kërkon vazhdimisht për lidhje të dobëta në shëndetin e trupit tuaj. Kur ka ndonjë organ në trup që nuk funksionon në nivelin e tij më të lartë, nervi Vagus është i pari që ia dërgon mesazhin sistemit nervor qendror.

Ka momente në jetën tonë kur kalojmë stres. Është pikërisht nervi Vagus që na mundëson të rikthehemi në gjendje të qetë.

Studiuesit thonë se zakonet e përditshme të meditimit, ushtrimit dhe sjelljes së bashku me frymëmarrjen e ndërgjegjshme dhe rutinat e jogës mund të krijojnë efekte pozitive për të njoftuar sistemin nervor qendror që gjërat janë rikthyer në homeostazë. Ngjarjet stresuese prishin strukturën ritmike të gjendjeve autonome, dhe më pas, sjelljet. Ne e dimë që ka shumë herë që nuk kemi kontroll mbi stresin. Nervi Vagus mundëson fikjen e funksioneve jo-thelbësore të trupit gjatë kohës së stresit akut. Kjo është koha kur thonjtë nuk rriten, flokët nuk janë me shkëlqim, dhe toni i lëkurës është i zbehtë, më pas nis sëmundja. Si reagon trupi juaj ndaj aksidenteve, mungesës së gjumit, dietës të dobët, vdekjes etj?

Pra nervi vagus vepron si një thithës i shokut dhe stresit në gjithë trupin.

Ai rregullon nivelet kimike në traktin digjestiv me qëllim që zorrët të trajtojnë ushqimin dhe të përthithin elementet .

Nëse merrni frymë më gjatë dhe më thellë do të keni rrahje më të ngadalta zemre dhe ulje të situatave –”Ik ose rezisto”.

“Teknikat e frymëmarrjes të përdorura në aktivitete si meditimi, joga, tai chi mundësojnë frymëmarrje të ngadaltë dhe të thellë. Kjo e qetëson nervin [vagus], si përkrahës i sistemit nervor parasimpatik (PNS).

Sipas një studimi të fundit, nëse merrni frymë thellë dhe gjatë dhe e lëshoni atë akoma më ngadalë se frmëmarrja për një periudhë dy minuta atëherë do të qetësoni sistemin nervor dhe zemrën.