Negativiteti po ju fundos!

A e keni vërejtur ndonjëherë se si ndjeheni kur jeni afër një perosni negativ dhe konfliktuoz?
Me shume gjasa, keni filluar t’i kopjoni emocionet dhe lëvizjet e tij. Është e natyrshme që energjia negative të jete “ngjitëse”, por ka të ngjarë të jetë edhe një gjë që mund të riprogramojë mendjen tuaj.

Dr. Cynthia Thaik argumenton se të qenit rreth negativitetit mund të rezulton në presion të lartë të gjakut, stres, ankth dhe dhimbje koke. Hulumtimet tregojnë se edhe një pesë minutësh i zemërimit është aq stresues saqë mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar për më shumë se gjashtë orë.
Të gjitha këto çështje shëndetësore mund të çojnë në probleme më serioze si sulmet në zemër dhe goditje në tru.

Nëse ky informacion është alarmues, mund të jetë tronditëse për të mësuar se kërkimet në neurologji tregojnë se njerezit më nevrik kishin më shumë gjasa të kishin sëmundje të zemrës sesa njerëzit më pak nevrik.

Psikologu Elaine Hatfield gjithashtu paralajmëron : “Sa më shumë kohë që kaloni me njerëz negativë përreth jush, aq më shumë do të bëheni si ata. Ne fillojmë të imitojmë shprehjet e fytyrës, qëndrimin dhe madje tonin e zërit të atyre me të cilët kalojmë shumë kohë. Më e rëndësishmja, ne e pranojmë edhe gjendjen e tyre mendore. Meqë jemi qenie sensitive, ndihemi sikur ata. Nëse ata janë në gjendje të keqe, ashtu do të jemi edhe ne. ”

Nëse nuk mund të eliminoni plotësisht individët negativë nga jeta juaj, duket qartë se ka ardhur koha për t’i neutralizuar ato, dhe gjithashtu për të kanalizuar çdo negativitet tuaj në mënyrë konstruktive.