10 mendime të mendimtarëve të mëdhenjë mbi psikologjinë njerëzore

Vlera e psikologjisë dita ditës po kuptohet dhe njerëzit më shumë se asnjëherë më parë po interesohen dhe kujdesen për shëndetin e tyre psiqik. Por rëndesia e psikologjisë ishte e ditur nga ana e mendimtarëve të mëdhenjë shumë kohë më parë. Për ju kemi hartuar mendimet e 10 mendimtarëve unik rreth psikologjisë njerëzore.

1.  Njerëzit mund të shfaqen si të lumtur, por ama ekziston një vend që quhet ndërgjegje, aty gjithsecili është fajtor! – Thomas Stearns Eliot

2. Mos i gjykoni gjërat duke u nisur nga ajo se çka ju është thënë. Çdokush interpreton sipas mënyrës së vet. – Platoni

3. Askush nuk është aq i fuqishëm sa të përbuz dikë, sepse vjen dita dhe ju detyrohet të paguani një çmim shumë të rëndësishem për gjithçka që keni përbuzur.  – Tolstoy

4. Psikologjia sociale na mëson diçka të rëndësishme. Ajo është se, për mënyrën e sjelljes së një personi, nuk vendos karakteri i tij por kushtet që ai mban në thellësi të vetes. – Stanley Milgram

5. Pata mësuar që vdekja nuk është fundi i jetesës, por pjesë e saj. Ah, sa e vërtetë që është! – Haruki Murakami

6. Mbase njeriu nuk ka aq nevojë për dashuri, sa ka nevojë për ta kuptuar! – George Orwell

7. Po merrja gjithçka shumë seriozisht, sikur të isha një i pavdekshëm. – Jean Paul Sartre

8. Vetëm dy gjëra nuk njohin fund – universi dhe marrëzia e njeriut. Dhe nuk jam aq i sigurt për universin! Einstein

9. Sytë e të tjerëve, janë burgjet tona; mendimet e të tjerëve, kafazet tona.  – Virginia Woolf

10. Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë. – Mark Twain