Mekgregor me mesazh lutje për familjen Nurmagomedov

Konor Mekgregor, edhe pse është në një “luftë” të madhe me Khabib Nurmagomedovin, ai përmes “tuiterit” ka uruar për shërim të Abdulmanap Nurmagomedov, babit të Khabibit, i cili është në gjendje kome për përkeqësimit të shëndetit, dhe mediet në Rusi kanë raportuar se është dërguar në spitalin ushtarak të Moskës.

“Lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov. Një burrë që është përgjegjës për shumë kampionë në botë, në disiplinat e shumëfishta luftarake, më shumë sesa ne dimë. Një gjeni i vërtet luftarak. Shumë i pikëlluar për këtë lajm. Lutem për familjen e Nurmagomedov,” ka shkruar mes tjerash Mekgregor.