Libri, Islami dhe Politika – nga autori prof. dr. Bejtulla Demiri

Një shpjegim të librit politikologjik me vlera origjinale akademike -Islami dhe Politika – nga autori prof. dr. Bejtulla Demiri

Në shumë dilema dhe pyetje të parashtruara në lidhje me relacionin e Islamit dhe politikës, përgjigjet mundet të i gjeni në librin Islami dhe Politika nga autori prof. dr. Bejtulla Demiri. Përgjigjet në përgjitshi janë eksplicite por ndonjëher ata janë edhe implicite. Shpjegimi i tyre dikund është i gjërë dikund i shkurtë. Pra parashtrohen pyetjet: A janë Islami dhe demokracia në përputhje? Cili është roli i demokracisë në të ardhmen e botës muslimane? Në këtë libër, autori synon të ofroj një pamje të gjithëanshme të natyrës komplekse të Islamit në relacion me politikën bashkëkohor demokracinë, por edhe me relacionet ndërkombëtare. Ky libër është një koncept i gjërë për ata që kërkojnë të fitojnë njohuri për nuancat e sistemeve politike të botës myslimane nga një këndvështrim të gjërë akademik, si dhe për të kuptuar ndryshimet bashkëkohore që ndodhin në botë. Pra parashtrohet pyetja a mund të zgjerohet definimi i demokracisë që të përfshihen edhe shtetet në të cilat feja Islame luan një rol të madh në politikën e tyre? Bazuar në teoricienët e demokracisë ata në parim janë pajtuar prej kohësh në pikëpamjen se demokracia dhe feja janë të papajtueshëm, por edhe se demokracia është sinonim me shoqërinë liberale dhe laike. Duke u bazuar në këtë ide por edhe kohën tonë bashkëkohore, ekziston ideja se Islami dhe demokracia janë të papajtueshme dhe kontradiktorë. Por sipas në librit Islami dhe Politika nga autori prof. dr. Bejtulla Demiri, ofrohet një narrativë i kundërt, dhe argumente se idetë pro islamiste po marrin pjesë gjithnjë e më shumë në proceset demokratike, ku qytetarët kërkojnë që të drejtat demokratike dhe Islami të bashkëjetojnë në strukturat e tyre të qeverisjes. Fenomeni i relacionit të Islamit dhe politikës ofron një studim bashkëkohor duke vlerësuar lartë rolin e fesë në politikë brenda shoqërive myslimane, veçanërisht në shembujt e shteteve modele të përzgjedhura të cilat paraqesin Islamin si paradigmë politike, ku elaborohen përmes ideologjizimit të idesë religjioze islame. Duke filluar prej Republikës së Turqisë, ku prej partisë relevante AKP, kemi ideologjizim të idesë politike islame, edhe pse atje ka shoqëri shekullare, sistem shekullar politik. Ideologjizimi i idesë religjioze islame prej subjektit relevant partiak dhe politik, Partia për Aksion Demokratik, si dhe subjekti relevant Bashkësia Fetare Islame në Bosnjë Hercegovinë, të cilat së bashku janë shembuj për Bosnjë Hercegovinë. Shembull i rëndësishëm gjithashtu është parimi shiit islam (parime velajete fakih), përmes shembullit të rregullimit shoqëror (sistemi politik) i Republikës Islame të Iranit. Shembulli i cili gjithashtu meriton të përmendet, është lidhja shumë e suksesshme dhe shumë funksionale të vlerave të fesë islame me konceptin e neoliberalizmit në ekonomi, përmes shembullit të Malajzisë. Në aspektin e organizmit ndërmjet shteteve, dhe organizimin institucional të botës islame, janë shembujt e Organizatës së Konferencës Islame dhe Ligës Arabe. Përmes këtyre shembujve i kemi artikuluar aspektet më të rëndësishme të islamit si paradigmë politike. Bazuar në elaborimin e deritanishëm i bie që kemi një spektër të gjërë të aktorëve islamë, të cilët e shohin Islamin dhe demokracinë si të pajtueshëm; të cilët pranojnë dhe marrin pjesë në proceset demokratike. Ky studim intensiv i bazuar në raste apo aspekte eksploron një larmi të gjerë të qasjeve ndaj Islamit dhe politikës dhe njëkohësisht i ofron lexuesit një kuptim tërësor të zhvillimeve historike që janë ngushtë të lidhura me situatat aktuale politike në vendet përkatëse.