LDK arrin marrëveshje me Rakiq: Listes Serbe, Zv/kryeministrin, 2 ministri dhe Drejtorin për Komunitete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion me Listën Serbe, për bashkëqeverisje.

Partia e drejtuar nga Goran Rakiq me qeverinë e re do të ketë shumë më shumë pushtet. Pos dy ministrive, kjo parti do t’i ketë edhe dy pozita të larta qeveritare.

Sipas burimeve të Gazetës Blic Lista Serbe dhe LDK janë pajtuar që kjo parti ta ketë një zëvendëskryeministër, 2 ministri si dhe drejtorin e Zyrës për Komunitete në kuadër të Kryeministrisë.

Ky është dakordimi ndërmjet partive, pritet vetëm të formalizohet kjo marrëveshje”, tha ky burim .

Siç merret vesh, kjo marrëveshje është arritur shpejt, për faktin se janë pikërisht votat e Listës Serbe, që mundësojnë arritjen e shumicës parlamentare, për formimin e qeverisë së re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti.

Zyrtarisht askush nuk ka dashur të flas për këtë marrëveshje.