Kumanova do të ketë Retail park

Fillon me ndërtim Riteili Parku i parë në Kumanovë.

Me sipërfaqe prej 35.000 m2 blerësit do të kenë në dispozicion brende të njohura mode nga vendi dhe jashtë, zinxhir restorantesh, mallra teknike, pajisje shtëpiake dhe mobilje.

Sipas shembullit të qyteteve evropiane, Retail Parku i dytë në vendin tonë deri në fund të vitit do të hapet në Kumanovë. Përfaqësuesi ekskluziv për dhënie me qira është kompania vendase Cushman and Wakefield/Fortonmka.

Parku gjendet afër autostradës E-75,në hyrje-dalje të Kumanovës, tek ish-kantina e verës. Ky park është i vendosur në një lokacion ideal përballë hyrjes në Kumanovë, te pompa e benzinës.

Lokacioni i mundëson të jetë në dispozicion të popullatës lokale si dhe për udhëtarët të cilët udhëtojnë drejt veriut dhe fqinjit jugor.

Me sipërfaqe prej 35.000 m2 blerësit do të kenë në dispozicion brende të njohura mode, hipermarket, zinxhir restorantesh, mallra teknike, pajisje shtëpiake dhe mobilje. Marrjen me qira e kanë vërtetuar brende të njohura, kurse interesi për këtë park është i përkryer.

Për një relaksim të tërësishëm gjatë blerjes, kompleksi me shitje me pakicë do të ketë edhe hapësirën e vet për parkim për autobusë dhe automobila, me qasje dhe lëvizje të lehtë gjatë mbërritjes dhe gjatë largimit.

“Ky projekt i përgjigjet kërkesës së banorëve të Kumanovës dhe rrethinës për një hapësirë moderne për blerje, me brendet më të kërkuara të organizuara në një tërësi” deklaroi Katarina Nikollov, udhëheqëse e Sektorit për shitje me pakicë në Cushman and Wakefield/Fortonmka.

Parku Retail është investim i kompanisë lokale (Top Drajver).

Kumanova do të ketë Retail park, Cushman and Wakefield/FORTONMKA agjent ekskluziv për të dhënie me qira