“Koha në karantinë”, si e kalon Busejra J. Daci kohën në karantinë (INTERVISTË)

RUBRIKA zhvillon intervistën e radhës me ish basketbollisten dhe njëkohësisht autoren librit “Ëndërr”

Kush është Busjera?

Busejra Daci Jëlldëz ka lindur në vitin 1994 në Shkup. Shkollën fillore, arsimin e mesëm (drejtimi ekonomik-juridik) dhe shkollimin universitar i kreu në vendëlindje. Që nga mosha 14 vjeçare fillova të merrem me basketboll ku dhe theu barrierat e asaj kohe të basketbollit në Maqedoni. Dhe tani ajo njihet si poete e re nga Shkupi pasi që dhe botoi librin e saj të parë të titulluar “Ëndërr” Busejra tash më jeton dhe vepron në Stamboll.

Si ka ndikuar tek ju në fillim qëndrimi në karantinë?

Qëndrimi në karantinë më erdhi i paptritshëm pasi që unë isha jashtë vendit, shtetet morën vendime që fluturimet ajrore dhe pikat kufitare të shteteve të mbyllen, unë kisha edhe disa fluturime tjera ku biletat më ngelën në duar, por pasi që situata ishte tensionuar ngela e detyruar të kthehem në Stamboll.
E kisha të rëndë sepse planet nuk shkuan ashtu siç kisha menduar, por shëndeti është primar dhe bëjmë çmos të ruajmë atë.

Si e kaloni kohën në karantinë?

Koha në karantinë në përgjithësi më kalon mirë edhe pse ndonjëherë bëhet bezdi gjithë kohën të bësh gjëra të njejta, por nga njëra anë është edhe kënaqësi sepse deri në këtë moshë askush nuk ka arritur të më mbajë mbyllur kaq shumë në një vend pos këtij virusi.
Unë jam nga lloji i grupit të njerëzve të mëngjesit mund të them dhe natës pasi që bëj pak orë gjumë dhe zgjohem shumë herët në mëngjes. Ditën filloj me një pjatë shumëngjyrësh dhe plot vitamina, pas mëngjesit bëj sport ose filloj me lexim, kryej obligimet që kam, punët dhe kthehem në shkrime dhe lexime.
Jemi në një muaj të madh dhe të rëndesishëm andaj shfrytëzoj rastin të gjithë besimtarëve Mysliman të ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, agjëruesve u dëshiroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.

Cilat janë planet e juaja pasi të kalojë kjo periudhë?

Pas kësaj periudhe planet e mija janë të vazhdoj jetën ashtu siç e kisha, të mbaroj shëtitjet, të takoj njerëzit që i dua pasi që më kanë munguar shumë, të bashkohem në një tryezë familjare dhe të jem më e lumtura pas një periudhe kohore.

Mezashi juaj për lexuesit tanë?

Besoj që karantina ka bërë që njerëzit të kuptojnë më shumë vlerën e shëndetit, të kuptojnë më shumë vlerën e dashurisë, të kuotojnë edhe më shumë vlerën e mungesës dhe të mirës.
Shpresoj që kjo periudhë është bërë shkak që disa persona librat që kanë në dollape me vite e vite të tëra të pa lexuara dhe pa prekura i kanë shfletuar dhe lexuar, mbase dhe nga dy herë.
Pasi që të kalon kjo periudhë vazhdoni me kujdesin tuaj për shëndetin, pasi që pa shëndet nuk mundemi të arrijmë në ato pika që dëshirojmë, shprehni dashurinë, pozitivitetin me të dashurit tua dhe lumturohuni në çdo moment të mundur.