“Koha në karantinë”, Intervistë me Zulejha Murati-n

RUBRIKA zhvillon intervistën e rradhës me Zulejha Murati-n, aktivisten dhe studenten e mjeksisë,e cila studion në R. Turqisë.

Kush është Zulejha Murati ?

Përshëndetje t’gjithëve
Jam Zulejha,e lindur dhe e ritun në zemrën e shqiptarisë në Shkup, mirëpo aktualisht për të kryer studimet e bachelorit kam shtëgtuar në Stanboll. Jam studente e mjeksisë së përgjithshme, tani më drejt përfundimit të vitit të dytë.

Si ka ndikuar tek ju në fillim qëndrimi në karantinë?

Karantina ,në fillim tingllonte disi absurde mirpo tani jam adaptuar aq shumë saqë më duket se më është normalizuar jeta në izolim.
Në Turqi karantina filloi pikërisht në javen e provimeve,dmth në kohën kur neve ishim përgaditur për ta përfunduar sezionin e parë të semestrit të dyt, kur stresit të provimeve i’u shtuan edhe trazirat e pandemis me të vërtet nuk ka qen aspak e lehtë për ta përballuar në fillim.
Mbylljen e universiteteve në të njejtën kohë e shoqëroi edhe mbyllja e konvikteve ku si perfundim u shtua edhe brenga e shpërnguljes.
Asajkohe nga universitet nuk mernim ndonjl vendim konkret, mu për atë nuk mundesha edhe të kthehem në Shkup.

Si e kalojni kohën në karantinë?

Sa i përket menaxhimit të kohës time në karantinl ,ditëve të para shum gjëra u zhvilluan spontanisht gjegjësisht nuk mu jipte mundësia që dhe të krijojë ndonjë planprogram.

Kurse pas përfundimit të muajit të par treni filloi të futet në hekurudha dhe prej asaj kohe vazhdoj të menaxhoj ditët e mia në bazë të programeve javore t’cilat i ripërgadis gjat çdo ditë të diellë.
Që nga java e dytë e karantinës neve kemi filluar me mësime online ,ku një pjesë të madhe të ditës e ndaja për ato ,pasi që zgjasnin nga 8:30 në mëngjes e gjer më 17:15 në mbrëmje. Ditëve që kisha një program të till nuk mu jipte mundësia të fokusohem në diçka tjetër. pasi që një pjesë e madhe e ditës kalonte në ligjerata kurse pjesa tjetër kalonte me përsëritjen e mësimeve.
Para ca ditëve ligjeratat online përfunduan kështu që tani kam filluar të iu ndaj më tepër kohë aktiviteteve jashtëshkollore.

Sa i përket këtyre aktiviteteve aktualisht po merem me hulumtim e shqyrtim të literaturës shkencore mbi trajtimin e sëmundjeve gjenetike.
Më tutje pretendoj të bëj hulumtime dhe më të detajshme në këtë sfer ku si përfundim kam në plan përgaditjen e një projekti mbi trajtimin e sëmundjeve të transferuara gjenetikisht.

Sa i përket kësaj fushe kam aplikuar edhe në gara .

Por informatat më të detajshme mbi këtë ti lëm per ti shpërndarë më tutje, gjegjësisht pas konkretizimit të disa gjërave.

Gjithashtu ka një kohë të gjatë ql kisha mjaftë interesim mbi gjuhën programore, por deri më tani në asnjë far mënyre nuk arrija dot që angazhimin me këtë pjesë të fus brenda agjendës çdoditore. Andaj mund të them që karantina më dha një mundësi të tillë, domethën tani kam filluar të lexoj dhe të përfitoj më shum informacione sa i përket kësaj fushe.

Duke shfrytëzuar libra nga burimet online dhe kurse të ndryshme online kam aritur që të vendoz themelet e njohurive mbi gjuhën programore.

Cilat janë planet e juaja pasi të kalojë kjo periudhë?

Planet,planet,planet…Në kokë kemi krijuar disa plane por shpresojm që kjo periudhë të mbaron sa më shpejt e ti fusim në aplikim gjërat e planifikuara.

Menjëher pas përmisimit të gjendjes neve duhet të i’u nënshtrohemi provimeve që kan mbetur pa përfunduar. Për atë dhe tani një pjesë të madhe të kohës e kaloj duke lexuar vazhdimisht literaturën e kaluar me qëllim që ti ruaj informatat e mësuara.

Mirpo ndër gjërat e para që do bëj pasi të përmisohet gjendja dhe të përfundoj provimet është kthimi në Shkup, pasi që kësaj here ka kaluar një kohë mjaftë e gjatë larg vatanit,familjes e shoqërisë.

Po që arrij të përfundoj projektin e lartëpermendur pas përfundimit të karantinës athër do filloj të veproj me hapa më konkrete drejt realizimit të asaj që kam planifikuar.

Mezashi juaj për lexuesit tanë?

Fillimisht dua që ti përshëndes të gjithë lexuesit e tu them që të mundohen vazhdimisht të shiqojnë gotën nga pjesa e mbushur e saj.

Karantinën mos ta shohin vetëm si izolim shtëpiak dhe evitim prej gjithçkaje tjetër.

Është e vërtetë që të gjithë jemi të okupuar brenda shtëpive tona por në të njejtën kohë karantina mundson kursimin e një pjesë të madhe të kohës tonë, kështu që ajo paraqet një mundsi të artë për të investuar tek vetja në fusha të ndryshme.

By the way, gjithë ata që kan ndonjë interesim mbi fushat e lartëpërmendura si dhe rreth detajeve sa u përket online burimeve dhe online kurseve të ndryshme mos të hezitojnë për të më pyetur. Informacionet që posedoj do kisha ndarë me gjithë qejf.

Çdo të mirë, Zoti ju ruajtë !!