“Koha në karantinë”, Intervistë me Hava Tahirin

 

RUBRIKA zhvillon intervistën e rradhës me Hava Tahirin, moderatoren e  emisionit Paradite me ne në Tv Shenja.

Afrimi me Zotin në adhurim që ofroi koha e pandemisë!

Kush është Hava Tahiri ?

Hava Tahiri, është fillimisht inicuese e shumë të rinjëve që në publik i shprehin aftësitë e tyre. Ajo është zëri i të rinjëve dhe motivim për të shprehur punën e tyre që  shpesh u është dashur të jet nën hije. Punon në media që nga  16 vjet. Jemi mësuar ta shohim çdo mëngjes me tema të ndryshme dhe të ftuar special të profesioneve të ndryshme. Nje vajzë me influencë në shoqëri, dhe shumë e zellshme për ti dhënë kahje shumë mendimeve . Koha e pandemisë ka dhënë një energji shumë negative te shumica e njerëzve, po intervistojmë atë për të dhenë një koment më ndryshe.

Si ka ndikuar tek ju qëndrimi në karantinë?

Gjithçka filloi në një ditë të ngarkuar me shumë aktivitete dhe energji. Atëherë kur thuajse asnjërit nga ne nuk i shkonte në mend te ulet e pushojë , të qëndrojë me te dashurit e tyre, ti kushtonte kohë familjes e më së tepërmi dikuj që zbardhi natën  e i bëri malet e paluhatshme. Atëherë nisëm të mendojmë më thellë rreth universit dhe gjithësisë. Si të frikësohemi nga diçka që spo shohim e spo na e sjellë asnjë të mirë ?! E ndërkohë, sa pak medituam rreth bukurive dhe mirësive që sjellë për ne i Gjithfuqishmi . Sa larg realitetit jemi . Atëherë, nisëm më shumë të lexojmë, të meditojmë dhe të adhurojmë një dhe të vetmin shpëtim.
.Koha e karantinës për njerëzit energjik është e vështirë dhe e papërballueshme. Madje shumica nga ta kanë përfunduar dyerve të psikologëve, pasiqë ndryshimin që se parashikojmë, shpesh smund ta përballojmë. Besoj që shpesh dhe mjekët kryenin punën e tyre dhe shpresat i varnin te Zoti për shpëtim. Njejtë dhe un si çdokush tjeter, jam munduar edhe më shumë të jem e përkushtuar dhe e falenderuar karshi te Madhërishmit për mirësitë . Jam munduar të mar energji pozitive dhe të ofrojë njëkohësisht. Kam arritur të bëj punë edhe nga shtëpia duke lidhur personalitete të ndryshmë e kryesisht psikologë për tua lehtësuar gjendjen shumë shikuesve.

Mesazhi juaj për lexuesit tanë?

.Kjo situate, ka arritur të jep mesazh të fuqishëm te secili prej nesh. Sado të fuqishëm të jemi intelektualisht e fizikisht, sërisht as tokën smund ta tundim e as gjithësinë smund ta sundojmë. Më shumë përpjekje për mirësi dhe më shumë dashuri ndaj njëti tjetrit.