Ja pse leximi i librave është shumë i rëndësishëm për fëmijët

Libri është padyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut, veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë.

Por tek fëmijët rëndësia e tij rritet akoma më shumë. Sepse të lexuarit ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin mendor të fëmijës.

Është libri ai që nxit imagjinatën e fëmijës dhe e bën mendjen e tij të jetë më kreative dhe aktive.

Librat favorizojnë zhvillimin e shkathtësisë

Shumë libra për fëmijë, të tillë si ata që u mësojnë alfabetin, shpjegojnë se shkronjat kur bashkohen formojnë fjalë! Po kështu është edhe çështja e leximit! Poezia me rimat e saj do të kontribuojë në rritjen e pasurisë fonetike të fëmijëve, pra në aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të identifikuar dhe për të ripërdorur tingujt individualë në fjalët e folura.

Libra për të përmirësuar gjuhën apo të folurin

Por leximi i një shumëllojshmërie librash sigurisht do t’u shërbejë atyre edhe në zgjerimin e këtij fjalori dhe në njohjen e strukturave të reja sintaksore. Libri do të kontribuojë edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale të fëmijës.