Ja pse gjeniu dhe miliarderi Elon Musk nuk i dërgon fëmijet e tij në shkollë normale

Musk është CEO dhe CTO i SpaceX, CEO dhe arkitekti i produkteve të Tesla Motors dhe drejtori i SolarCity. Ai është gjithashtu themeluesi i SpaceX dhe bashkë-themelues i PayPal-it.
Mirëpo, ky gjeni nuk erdhi në fron nëpërmjet studimeve në Harvard apo ndonjë shkolle tjetër prestigjioze. Në fakt, ai po mban larg shkollimit të ashtuquajtur normal edhe fëmijët e tij, duke thënë se ai shkollim është i panevojshëm, madje edhe i dëmshëm.

Në intervistë Musk tha , “Unë mendoj se shumë gjëra që njerëzit mësojnë në shkollë janë të panevojshme, sepse ata kurrë nuk përdorin ato në të ardhmen

Madje në vitin 2015 e bëri të ditur se ai krijoi një shkollë për fëmijët e tij në mënyrë që ata të mund të ndjekin pasionet e tyre.

Në intervistë, ai shton:

Unë nuk e pashë shkollën duke bërë gjërat që mendoj se duhet të bëheshin … Disa njerëz janë të prirur për gjuhët. Disa njerëz e duan matematikën. Disa njerëz e duan muzikën. Ka më shumë kuptim nëse sistemi edukativo-arsimor kujdeset për t’iu përshtatur aftësive dhe ambicieve të fëmijëve, dhe jo e kundërta.

Ai vazhdoi të shpjegojë se si përvoja praktike është më e rëndësishme sesa t’i bëjë fëmijët të mësojnë përmendësh dhe të rimarrin përgjigjet e pyetjeve.

Është e rëndësishme të mësojmë zgjidhjen e problemeve, ose të mësojmë për problemin dhe jo mjetet. Le të themi se po përpiqeni të mësoni njerëzit se si funksionojnë motorët. Një qasje më tradicionale do të ishte nëse do shpalosnim para tyre gjithë teorinë e motorëve. Kjo është një mënyrë shumë e panevojshme nëse vërtet duam ta mësojmë femiun për gjëra të reja

Musk shpjegoi më pas se është më mirë të lejohet që ata të marrin një motor në jetën reale, dhe ta mësojnë duke e hulumtuar vetë. Në këtë mënyrë edhe do ta duan atë që po mësojnë.

Nëse një nga shpikësit dhe sipërmarrësit më të shkëlqyer në botë nuk ia beson trurin e fëmijëve të tij sistemit edukativo-arsimor, ndoshta duhet të rishikoni zgjedhjet tuaja nëse keni fëmijë në shkollë publike.