Integrimi, Bullgaria kërcënon me veto Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut mori një “PO” pa kushte nga Parlamenti gjerman, por duket se vështirësinë më të madhe do ta ndjejë nga fqinj i saj, Bullgaria. Zëvendëskryeministri i Bullgar dhe lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të saj në BE, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.

“Deri sa Komisioni për çështje arsimore dhe historike nuk ka afat, atëherë nuk do të këtë afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian. Është e papranueshme që dikush të mendon se ata thjeshtë do të përdorin Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, deklaroi Karakaçanov, duke komentuar intervistën e presidentit Stevo Pendarovski. Ai deklaroi se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të nxitojë të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë. Po cila është ajo që shqetëson bullgarët? Ngërci ka ngjashmëri me atë që kishin mes tyre Maqedonia e Veriut dhe Greqia dhe ka lidhje me historinë.

Greqia kishte pretendime se shteti ri me emrin Maqedoni, kishte përvetësuar emrin antik grek, por edhe figura historike si Aleksandri i Madh, bashkë me gjithë flamurin e tij. Ndërkohë që konflikti me Bullgarinë ka rrënjë edhe më të thella. Po të ndjekësh studuesit bullgarë, nuk ekziston një komb maqedonas dhe ata janë thjeshtë bullgarë. /web.rtsh