Heroina që rezervoi 60 dhoma për njerëzit e pastrehë të Çikagos

Bota po bëhet një vend mjaft i vogël për kaq shumë njerëz. Është një fakt i mirënjohur. Duke pasur parasysh shpërthimin e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, ka pasur mungesa të vendeve për të jetuar për njerëzit dhe të mos përmendim edhe varfërinë shoqëruese. Kjo është për shkak se,  nëse nuk keni një vend të mirë për të qëndruar, njerëzit nuk do të ju marrin seriozisht. Kjo gjithashtu automatikisht ju drejton në një jetë me varfëri më të keqe dhe i merr të drejtat njerëzore nga ju,sado që mundohemi ta mohojmë.

Çikago është një nga vendet në Amerikë ku kjo çështje e një numri të madh të njerëzve të pastrehë është në më të keqen e saj. Dhe kjo ndarje midis të pasurve dhe të varfërve po bëhet gjithnjë e më keq.

Por ne nuk do të ndalemi shumë në të. Në vend të kësaj, le të festojmë aktin bujar të një gruaje me ngjyrë, e cila shpëtoi të paktën shtatëdhjetë jetë.

Këtë javë, Çikago u përball me pasojat e drejtpërdrejta të një prej çështjeve më të tmerrshme që ndesh njerëzimi: ngrohja globale. Pavarësisht nga ajo që republikanët thonë vazhdimisht, është aktuale dhe po vret njerëz, siç është dëshmuar në Çikago gjatë javës së kaluar, kur temperaturat ranë më poshtë se -21 gradë.

Një grua me ngjyrë, duke dashur të ia rikujtoj njerëzimit se çfarë në të vërtet duhet bërë, duke rezervuar 60 dhoma të hotelit për njerëzit e pastrehë te Çikagos.

Dhe e bëri këtë përpara se të kërkonte donacione në Instagram.

Pas kësaj, si çdo herë, Ushtria e Shpëtimit midis organizatave të tjera erdhi me donacione, duke blerë nga njëzet e një shumë më shumë dhoma për javën e tërë.

Një njeri, në mesin e turmave të shpëtuar, i quajtur Jermaine, foli me CBS Chicago duke thënë se si njerëzit si ai kurrë nuk morrën “atë lloj ndihme”. Ai me të vërtetë kishte nevojë për këtë dhe ata e ndihmuan atë në kohën e duhur.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se dhënien dhe shpenzimin e parave për njerëzit që kanë nevojë për të, në vend që të kënaqeni me luks, mund t’u japin njerëzve më shumë lumturi. Është shumë e lehtë për mendjen njerëzore të mësohet me makina luksoze dhe një apartament më të madh. Por, nuk është aq e lehtë të mësohemi me përvoja të reja, sidomos përvojat frymëzuese shpirtërore të shpëtimit të jetës.

Provoni ndonjëherë . Bëni botën pak më të mirë!