Gjeniu 11-vjeçar: “Unë mund të dëshmoj se Stephen Hawking ishte gabim”

Zakonisht të rriturit ua tregojnë rrugën fetare fëmijëve, duke ua sqaruar atyre se falë Krijuesit te Plotfuqishëm universi dhe çdo gjë tjetër qe mendja njeriut mund dhe nuk mund të perceptojë , ekzistojnë. Por, kjo jo çdoherë është kështu. Gjeniu 11 vjeçar, ia hodhi poshtë tezën e Hawking rreth mosekzistimit të Krijuesit.

Fëmija gjeni ka vendosur të hedh poshtë tezat e Stephen Hawking

William Maillis është padyshim gjeni që nuk mund të quhet normal dhe është vetëm 11 vjeç. Ai është në fillim të një rruge të gjatë , sepse duke zgjedhur astrofizikën si lëmi që dëshiron ta studiojë, gjithashtu pohon se nuk do të luftojë për ta mohuar Krijuesin , në fakt ai ka argumente të mjaftueshme që pohojnë ekzistencën e Krijuesit.

Gjenialiteti i William filloi qysh në moshë të hershme- prindërit tregojnë se si ai ishte në gjëndje të formojë fjali të logjikshme  kur ishte jo më shumë se 7 muaj. Në moshën katër vjeçare filloi të mëson matematikën dhe gjuhët e antikës.

William është i vendosur për të mbrojtur besimin e tij dhe për të hedhur poshtë teoritë e Hawkings. Këtu është deklarata e tij në lidhje me rrethanat:

“Epo, këto ateistë që përpiqen të thonë se nuk ka Zot, në realitet humbasin më shumë energji në të besuarit se nuk ka Perëndi sesa kur besohet se ka një Perëndi … Sepse ka më shumë kuptim dhe është skajshmërisht e logjikshme që diçka krijoi universin, se sa “universi krijoi veten”.

Ky djalosh po ecën drejt gjërave të mira dhe kuptimi i tij për teologjinë racionale është mahnitëse për moshën e tij! Ai pa dyshim do të marrë përsipër një punë goxha të përgjegjshme dhe jo të lehtë- rikujtimin e shkencës për rrënjët e saj tek religjioni.  Dëgjoni  më shumë për atë që William thotë duke shikuar videon poshtë: