Futbollistët do të mund të ndëshkohen nëse pështyjnë në fushë

Futbollistët do të mund të ndëshkohen me kartonë të verdhë në rast se pështyjnë në fushë, kur të rikthehet futbolli pas pauzës së detyruar shkaku i koronavirusit. Kjo do të jetë masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka thënë kryetari i Komitetit Mjekësor të FIFA-s, Michel D’Hooghe.

Pos një numër tjetër të shqetësimeve me rikthimin e mundshëm të futbollit, pështyma do të jetë e ndëshkueshme.

Klubet në Premier League kanë nisur t’i kthehen stërvitjeve individuale. D’Hooghe ka thënë se lojtarët duhet të ndryshojnë sjelljet në fushë për arsye shëndetësore dhe të sigurisë.

“Është një praktikë e zakonshme në futboll, që nuk është shumë higjienike. Kështu që kur futbolli të rinisë mendoj se duhet ta evitojmë në maksimum. Pyetja është nëse kjo është e mundur. Ndoshta mund të ndëshkohet me karton të verdhë veprimi i tillë. Është jo higjienike dhe mënyrën për përhapje të virusit. Kjo është një nga arsyet pse duhet të jemi shumë të kujdesshëm para se të nisim. Unë nuk jam pesimist, por jam skeptik për momentin”, ka thënë D’Hooghe për “The Telegraph”.

Koronavirusi mund të përhapet nëse lojtarët vazhdojnë të pështyjnë si zakonisht, veçanërisht duke marrë parasysh se disa lojtarë mund të jenë pa simptome ndërsa garojnë.