FRI dega në Kumanovë organizon manifestim për ditëlindjen e profetit Muhamed a.s

Forumi Rinor Islam dega në Kumanovë organizon manifestim për profetin tonë Muhamedin a.s.

Ky manifestim i cili mbahet dhe organizohet çdo vit nga FRI edhe këtë vitë do të jetë i pasuruar me shumë elemente, si: ilahi, monologje, panel studentor ku do të paraqiten punime për jetën dhe veprimtarinë e Muhamedit a.s në aspektin profesional etj.

Njëherazi FRI dega në Kumanovë fton të gjithë që t’i bashkangjiten këtij manifestimi i cili është i hapur për të gjithë./RUBRIKA.mk