Dy hafizët e mirënjohur nga Likova anëtarë të komisionit të garave botërore të Kuranit në Kroaci

Dy hafizët e mirënjohur nga Likova Hfz. Bajram Ajeti dhe Hfz. Aziz Alili janë anëtarë të jurisë apo komisionit të garave botërore për librin e shenjtë Kuranin që po mbahen në Zagreb të Kroacisë.
Në këto gara marrin pjesë kandidatë nga plotë vende të rajonit si dhe të botës.
Vlen të theksohet që Hfz. Bajram Ajeti është pothuajse 30 vite imam në Xhaminë e Epërme të fshatit Likovë, njëherit është edhe ligjërues në Fakultetin Teologjik në Sanxhak.
Nga ky hafiz i nderuar kanë dalur plotë hafiza të mirëfillt të cilët sot e më ditë janë të përmendur dhe të dalluar.

Populli shqiptarë duhet të jetë krenar me këto rojtarë të Kuranit madhështor./RUBRIKA.mk