Dhjetë ambasadorët e ardhshëm përgjigjen para deputetëve

Dhjetë ambassador kanë paraqitur tezat e tyre para deputetëve në komisionin parlamentar për politikë të jashtme. Kjo seancë ishte e mbyllur për opinionin dhe mediat, ndërsa në të u lejuan të marrn pjesë vetëm deputetët të cilët posedojnë certifikatë sigurie. Ky vendim shkaktoi reagime në radhët e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët akuzuan pushtetin se diçka dëshiron të fsheh nga kjo mbledhje dhe lëshuan sallën.
 VMRO-DPMNE
“Kjo nuk është as demokratike, as transparente dhe as llogaridhënëse siç premtonte LSDM. Është e qartë se shumica parlamentare, në krye me LSDM-në dëshiron të fsheh diçka nga sytë e opinionit. Edhe më skandaloze është që kjo ndodh në një moment të ndjeshëm, shumë shpejt pas implementimit të marrëveshjes se dëmshme të Prespës”
Pas këtij reagimi të VMRO-DPMNE-së, kryesuesja e seancës, deputetja Ivana Tufegxhiq përmes një conference për media, sqaroi se bëhet fjalë për material të klasifikuar. Ajo tha se klasifikimin si material i besueshëm e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kuvendi ka për detyrë vetëm të respektojë procedurat për situatat e këtilla.

Ivana Tufegxhiq
“Nga Ministria e Punëve të jashtme, tezat e ambasadorëve të cilat kanë arritur janë material I klasifikuar, me nivel të kualifikimit, të besueshme. Për këto shkaqe sipas Rregullores ne duhet ta mbyllim seancën, sepse ka nivel të klasifikimit, bëhet fjalë për njerëz që janë diplomat në karierë, megjithatë materialet që kanë arritur në përputhje me ligjin për informata të klasifikuara, MPJ, vendos në çfarë baze dhe përse I klasifikon”

Reagime shkaktoi edhe fakti që edhe pse kryetar i komisionit për politikë të jashtme është deputeti Antonio Milloshovski, kryeparlamentari Talat Xhafer, kishte caktuar si kryesuese të mbledhjes teputeten Tufegxhiq. Kjo e fundit sqaroi se është informuar që vendimi është marrë pasi Milloshovski nuk posedon certifikat sigurie dhe ky vendim është sjellë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.