Dhelpra dhe dhite

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësidht për vete. Dimri mbaroi she ai i nxori të t¨re dhitë në kullosë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Kur ai filloi t’i qortojë se janë jomirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithse ai u kujdes shumë pët to, ato u kthyen e i thanë:
Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është e qartë se edhe të tjerat, që do të afrohen më vonë, to t’i çosh e shikosh më tepër se ne.
Porosia: Nuk duhet lakmuar miqësia e atyre, të cilët si miq të rinj, na çmojnë më tepër se miqtë tanë të vjetër, duke pasur parasysh se ata met ë cilët miqësohemi më vonë, do të çmohen më tepër se ne.