Avdil Zimberi studenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut që po shkëlqen në Stamboll!

Avdil Zimberi, nga Kumanova student pranë Universitetin Ballkanik në Shkup, ndjek studimet në drejtimin “Marrëdhënie Ndërkombëtarë” në një ndër Universitetet më prestigjioze në Stamboll të Turqisë. İZU- İstanbul Sabahattin Zaim Üniversitesi. Ai, krahas studimeve që i ndjek atje, është mjaft aktiv edhe nëpër shoqatat e ndryshme që janë prezente atje. Sot në shoqatën “İstanbul Arnavut Kültür ve Dayanışma Derneği” – ” Shoqata humanitare dhe kulturore e Shqiptarëve në Stamboll”. Ai ka qenë i ftuar në iftarin që kjo shoqatë ka organizuar në Stamboll. Në fjalimin e tij, dy gjuhësh, shqip dhe turqisht, ai shprehet se është mjaftë i kënaqur nga ky organizim, dhe me shpresë se do të takohen në organizime të tjera në të ardhmen! Gjithashtu në këtë program u fol nga kryesia e kësaj shoqate me studentin në fjalë se në të ardhmën do të realizojnë projekte humanitare bashkarisht ku Avdili është anëtar kryesie në organizatën “Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit” në Maqedoninë e Veriut. Shembulli më i mirë i një të riut!/ RUBRIKA – Emine Saliji/

Për më tepër, ndiqeni videon më poshtë.