Alp Navruz përfundon ushtrinë. Festë surprizë për rikthimin e tij!

Alp Navruz, aktori shumë i dashur për publikun turk dhe jo vetëm, ka përfunduar programin ushtarak dhe është rikthyer në Stamboll. Ky rikthim i tij dihej që nuk do të ishte i zakonshëm, por miqtë e tij dolën jashtë pritshmërive.Sapo ai i është rikthyer punës dhe jetës së mëparshme miqtë e tij kanë vendosur të bëjnë një festë suprizë mirëseardhje. Ata ishin mbledhur të gjithë me një tortë të madhe në formë mikpritjeje. Alpit padyshim që i kishin munguar miqtë dhe nuk mund të ishte më i lumtur për rikthimin e tij.

Kujtojmë se shumë shpejt ai ka njoftuar se do ta shohim në ekran me projekte të reja…