7 librat më të mirë të kohës!

Ja ku është mendja juaj – e mërzitur, pa libra dhe e fokusuar në celularin tuaj. Mjafton kaq kohë duke e endur. Është koha t’a hedhim mendjen përsëri në ujërat tronditëse të mrekullisë dhe të frikës. Është koha të shpërqendrosh atë nga gjithcka. Tani hapni mendjen tuaj nderkohe qe ftoni shokun më të mirë per t’u zhytur drejtë e në libra, permbajtja e te cileve do të hapin dyert e mrekullive. Mirëpo, nuk kemi fjalën për çfardo libri. Po flasim per shtatë librat më të jashtëzakonshme që janë shkruar ndonjëherë.

1.Dianetika: Shkenca Moderne e Shëndetit Mendor – L. Ron Hubbard

Nëse ndonjehere keni menduar që diqka po ju mban mbrapa dhe nuk ju lejon që të ecni drejt suksesit, atëherë ju keni të drejtë. Ajo quhet “mendja reaktive”, pjesë e fshehtë e mendjes tuaj që ruan përvojat e dhimbshme, pastaj i përdor ato kundër jush.
Dianetika: Shkenca Moderne e Shëndetit Mendor, ju tregon se si të shpëtoheni nga mendja reaktive për një jetë më të lumtur dhe më të suksesshme.

2.Fluksi: Psikologjia e Përvojës Optimale – Mihaly Csikszentmihalyi

Falë Csikszentmihalyi, ideja e “gjendja e fluksit” është bërë një aspekt jetik i zgjimit tonë kulturor. Eksperienca optimale fitohet përmes disiplinës së thellë në një fushë / art / sport të veçantë që siguron shpërblim dhe sfidë, duke integruar kështu besimin, përqendrimin, kontrollin, përshtatshmërinë .
Koha ndalon ose ngadalësohet. Papajtueshmëritë zhduken. Ne nuk interesohemi për atë që të tjerët mendojnë për ne. Një shpalosje krijuese e manifestimeve më të mëdha. Gjithçka rrjedh pa mundim.
Me pak fjalë: ndalojmë të mendojmë dhe thjesht bëjmë.
Duke pyetur thjesht, “Kur njerëzit janë më të lumtur?” Csikszentmihalyi, përmes hulumtimeve të testuara, vë në dukje gjendjen e fluksit si përgjigje. Duke bërë atë që duam në mënyra sfiduese, ne e shfrytëzojmë përvojën optimale në jetën tonë. Ky libër shpjegon fuqishëm psikologjinë e këtij procesi jetësor.

3. Phi: Një udhetim nga truri deri te shpirti – Giulio Tononi

Phi e merr lexuesin në një udhëtim që ndryshon mendjen përmes natyrës së ndërgjegjies. Ajo ndërthur shkencën , artin dhe imagjinatën. Lexuesi gëzon perceptimin e botës nëpërmjet mjeshtrave të tillë si Galileo, Alan Turing, Darwin dhe Francis Crick.
Ne mësojmë se si ndërgjegjja është informacion i integruar dhe si fuqia e atij integrimi kërkon përgjegjësinë më të madhe. Mesojme se si truri është vendi i perceptimeve tona dhe është një forcë krijuese.

4. Arti i Frikës – Kristen Ulmer

Arti i frikës ka të bëjë me përqafimin e frikës në mënyrë interesante në vend që ta pushtojë apo ta shtypë atë. Ka të bëjë me rindërtimin e të kuptuarit tonë të frikës. Çelësi i frikës, shpjegon ajo, është shfrytëzimi i  fuqise se saj. Mes guximit dhe kuriozitetit është gjithçka që na duhet për të qenë të patrembur.
Parimi themelor është ky: Në vend që të shtypni frikën, fuqizojeni, duke qenë kurioz dhe duke pyetur, e jo të gjykoni apo akuzoni.

5. Faza e fundit e luftes: Problemi i Civilizimit – Derrick Jensen

Ky liber shfaq nevojën e domosdoshme për të shkatërruar menjëherë qytetërimin e sëmurë që na rrethon. Një kritikë e ashpër kundër kulturës tonë moderne, e cila ngaterron antivlerën me vlerën.
Jensen na çon në një udhëtim bindës në barkun e sëmurë të bishës së dhunshme, që është qytetërimi modern. Premisa themelore e tij është e thjeshtë: Civilizimi industrial është i paqëndrueshëm. Nuk është çështja e “nëse”, por çështja e “kur” do të dështojë.

6. Mendimi Shumëdimensional – Jimmy Henderson

Mendimi Shumëdimensional i jep lexuesit një pamje krejtësisht të re të mundësive në jetë, duke ndryshuar mënyrën e ndërtimit të vetëdijës dhe pavetëdijes së tij. Kjo paraqet mundësinë e arritjes së ëndrrave dhe ambicieve që nuk janë hasur kurrë më parë.
Autori ofron teknika për të ngritur nivelin e vetëdijes se tij deri në pikën e lirimit të zinxhirëve të së kaluarës.

7. Fillimi i pafundësisë – David Deutsche

Nga epistemologjia dhe funksioni kuantik deri te evolucionit shoqëror, David Deutsche na ofron një udhëtim provokues duke ju kërkuar të përgjigjeni ndaj një pyetjeje të vetme: A ekziston një kufi për atë që mund të kuptohet? Sipas Deutsche, kufitë e mendjes nuk ekzistojnë. Ai pohon thellësisht se kuptimi ynë për çdo gjë është gjithmonë në “fillimin e pafundësisë” , duke supozuar se çdo gjë është e mundur nëse nuk është e ndaluar nga ligjet e fizikës.
Racionale dhe integruese, “Fillimi i Pafundesise” na bën të braktisim mënyrat e vjetra të të menduarit ndaj konceptit të universalitetit dhe menyrat e zakonshme e të menduarit rreth universit .
“Ka vetëm një mënyrë e të menduarit që është në gjendje të përparojë ose të mbijetojë në një afat të gjatë dhe kjo është mënyra për të kërkuar shpjegime të mira përmes krijimtarisë dhe kritikës”.