21 fakte mbi Perandorine Bizantine

Ketu jane 21 fakte qe ju mund te mos i dini ne lidhje me Perandorine Bizantine.

1 – Bizanti ishte nje qytet i lashte grek i themeluar nga kolonet greke ne vitin 657 para Krishtit. Qyteti u rindertua dhe ri-perurua si kryeqyteti i ri i Perandorise Bizantine nga perandori Konstandini I ne vitin 330 pas Krishtit dhe me pas u quajt Kostandinopoje ne nder te tij.

2 – Ne vitin 476 pas Krishtit Perandoria Romake Perendimore ra dhe Perandoria Lindore mbijetoi si ajo qe ne e njohim sot si Perandoria Bizantine.

3 – Bizantinet ishin te paret qe provuan rozmarinen ne gatimin e qengjit. Gjithashtu ishin te paret qe perdoren shafran ne gatim.

Shijet e gatimit te Bizantit te fokusuara ne rajonet ku lulezoi helenizmi: djathe, fik, veze, vaj ulliri, arra, bajame, molle dhe dardha, ishin te gjitha elemente kryesore te ushqimit Bizantin, tradite e vendasve dhe te vleresuara nga aristokracia.

4 – Bizantinet i dashuronin embelsirat me shume se çdo gje tjeter. Atyre u pelqente shume te hanin oriz me mjalte dhe kanelle.

5 – Vererat pikante, ishin nje tjeter pjese e dietes bizantine qe u be shume popullore.

6– Bizantineve u pelqenin shume prodhimet e detit, sidomos pjaten te cilen ata e quanin “botargo”, qe gatuhej me veze peshku qefull. Nga shekulli i 12 bizantinet u njohen edhe me havjarin.

7 – Disa fruta ishin shume te panjohura per boten e lashte evropiane, por bizantinet u bene te paret qe vleresuan patellxhanin, limonin dhe portokallin.

8 – Bukepjekesit e Kostandinopojes ishin nder tregtaret me te favorizuar, sipas nje manuali te administrates se qytetit.

9 – Justiniani i Ilirise konsiderohet gjeresisht si perandori qe beri Perandorine Bizantine nje force te fuqishme. Ai ripushtoi pjese te Perandorise se rene perendimore ne Afrike, Itali dhe Spanje dhe e kodifikoi ne ligjet e meparshme romake ne nje dokument. Ai e beri Kostandinopojen qytetin me te lavdishem dhe te pasur ne bote, me mbi gjysme milioni banore.

10 – Justiniani ishte perandori i fundit qe perdori titullin e Çezarit. Nje nga kontributet me te njohura te perandorit me origjine nga Iliria ishte reformimi i ligjeve bizantine, i njohur si “Kodi i Justinianit”. Nen udheheqjen e tij Perandoria Bizantine lulezoi dhe perparoi ne shume aspekte. Justiniani fitoi pushtet dhe fame per ndertimet dhe arkitekturen e tij. Nje nga ndertesat e tij me te famshme ishte katedralja Hagia Sofia, e cila u ndertua ne 538 pas vdekjes se Krishtit. Ajo u be qendra e Kishes Ortodokse Greke per shume shekuj. Kjo katedrale madheshtore edhe sot gjendet ne Stamboll, dhe mbetet nje nga kishat me te medha dhe me madheshtore ne bote. Justiniani i madh i Ilirise gjithashtu inkurajoi krijimin e muzikes, artit dhe drames.

11 – Nen mbreterimin e Herakliut nga viti 610 deri 641 ushtria dhe administrata e perandorise u ristrukturuan dhe Perandoria miratoi greqishten si gjuhe zyrtare te saj ne vend te latinishtes. Ai ishte gjithashtu nje nga perandoret me te suksesshem bizantine dhe ai i cili ne menyre te konsiderueshme zgjeroi perandorine.

12 – Monarku qe pati vazhdimesi me te gjate ne Perandorine Bizantine ishte Basili II. Pasi mposhti bullgaret dhe ripushtoi Greqine, ai i verbonte te gjithe te burgosurit e tij me perjashtim te njerit ne 100 veta.

13 – Perandoresha Irene e Athines, nje nga grate me te fuqishme te te gjitha koherave, ishte me siguri jo model i dashurise se nenes. Per te siguruar pushtetin e fronit, ajo verboi djalin e saj Konstandini VI dhe pastaj burgosi ate perjete ne dhomen ne te cilen ai lindi. Irene ishte gruaja e pare greke qe sundoi perandorine vetem dhe ne menyre te veçante mori titullin Perandor, dhe jo Perandoresha.

14 – Perandori i pare bizantin qe humbi fronin nga revolucioni i dhunshem ishte Mavrikios Tiberius. Ai ndoshta renditet ne kompetence nder me te miret, por sjellja e tij e rrepte i kushtoi atij kuroren dhe jeten e tij. Ai refuzoi te lejonte trupat ne kufi te kthehen ne shtepi gjate dimrit.

15 – Phokas ishte ndoshta nje nga perandoret bizantine me te eger nga te gjithe, si dhe nje nga me te demshmit. Megjithate, ai nisi nje mode qe u ndoq nga pothuajse çdo perandor i cili pasoi ate: me nje mjeker te gjate.

16 – Gjate shekulli te 8-9, perandoret bizantine udhehoqen nje levizje qe mohoi shenjterine e ikonave dhe imazhet fetare per te ndaluar adhurimin e tyre.

17 – Ajo qe njerezit injorojne apo nuk dine akoma, eshte se shumica e letersise klasike qe mbijeton sot eshte ruajtur ne saje te Perandorise Bizantine. Shumica e veprave te filozofeve si Aristoteli dhe Platoni, u shpetuan nga studiues bizantine.

18 – Georgius Gemistus (i quajtur me vone Plethon) nje dijetar grek, ishte nje nga mendimtaret me te rendesishem qe perandoria kishte prodhuar ndonjehere dhe eshte konsideruar nje nga pionieret e hershem te Rilindjes ne Evropen Perendimore.

19 – Qyteterimi i Kostandinopojes eshte keqkuptuar ndonjehere si nje imitim i dobet i Greqise klasike dhe Romes.

20 – Marina bizantine ishte e para qe perdori nje leng te tmerrshem ne betejat detare qe ata e quanin “zjarri grek”. Lengu hidhej mbi anijet e armikut dhe ajo do te ndizej ne kontakt me ujin e detit, dhe mund te shuhej vetem me veshtiresi te medha. Perberesit e “zjarrit grek” perzgjidheshin me kujdes, por historianet besojne se ai ishte nje perzierje vajguri, zifti, sulfuri, litiumi, kaliumi, natriumi metalik, fosfor kalciumi dhe baze nafte. Kombe te tjera, menjehere pas kesaj, filluan te perdorin versione te ngjashme te kesaj arme, por fakti ishte se ky ishte nje mjet i rrezikshem edhe per trupat e tyre, duke bere qe te mos perdorej me si mjet ushtarak, rreth mesit te shek. XV.

21 – Ne vitin 1054, moment me percaktues ne historine e perandorise ndodhi: Skizma e Madhe. Kisha Romake Latine dhe ajo Ortodokse Greke, filluan luften ndaj njera tjeter deri ne renien e perandorise ne vitin 1453. Kjo beri qe historianet ta ndanin trashegimine bizantine ne latine ose greke.