10 citate nga “Fight Club” i Chuck Palahniuk

A e keni ditur se novela e parë e Palahniuk “Fight Club” (Klubi Luftarak) drejtoi një kritikë mjaft të ashpër drejt kulturës së konsumit, ambicies në vendet e gabuara dhe botës moderne?

Hartuam 10 citate nga po kjo novelë, në të cilin Palahniuk, me stilin e tij të fuqishëm të të shkruarit dhe të mbështetur nga humori i errët, pasqyron imazhin e shëmtuar të botës.

1.“Në frymën tuaj të fundit, e vetmja gjë për të cilën do pendoheni do të jenë gjërat që nuk i keni bërë”

2.“Thonë që njeriu gjithmonë vret atë që do por në fakt, e vetmja gjë që e vret njeriun është vet dashuria”

3.”Filozofia e jetës së Marlës është se ajo në çdo moment është e gatshme të vdes. Tragjedia e jetës së Marlës është se ajo nuk po vdes.”

4.”Reklamat i bëjnë njerëzit të vrapojnë pas gjërave që ata nuk kanë nevojë. Sa e sa gjenerata punojnë punë që ata kaq shumë e urrejnë, vetëm e vetëm të blejnë atë që nuk i nevojitet fare.”

5.”Çdo ditë punoni. Çdo mbrëmje shtriheni herët të pushoni.  Dhe e gjitha që merrni në këmbim është një kolltuk. Vërtet jeni për tu ardhur keq!”

6.“Ka kaq shumë gjëra që ne nuk kishim dashur te dijme rreth njerëzve që i duam.”

7.”Ajo që ke përjetuar deri tani është histori më vete. Ajo që do të përjetosh është gjithashtu histori më vete.”

8.”Njerëzit që ju i shtypni janë në fakt të vetmit për të cilët keni nevojë”

9.”Është kështu qysh prej viteve të universitetit- bëj miq, ata martohen, humbas miq.”

10.”Vetëm kur do të humbisni gjithçka, do të jeni të lirë të bëni atë që shpirti ua dëshiron.”